Ibishi: Kosova ka kapacitet që t’i zëvendësojë policët serbë

Ibishi: Kosova ka kapacitet që t’i zëvendësojë policët serbë

Aktuale November 07, 2022 - 19:11

Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi foli për situatën sigurisë në katër komunat veriore në Kosovë.

Ai tha se situata në këtë pjesë të vendit është stabile dhe e qetë për momentin.

Sipas Ibishit, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme që t’i zëvendësojë zyrtarët policorë që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre zyrtare në veri të vendit.

“Ne kemi kapacitete të bollshme policore që t’i zëvendësojmë ata deri në një kohë kur realisht të shqyrtohet çështja e statusit të ardhëm të tyre pasi që kjo dorëheqje është shkelje e rëndë e disiplinës së punës së zyrtarëve policorë dhe do të jetë e vështirë që ata të rikuperohen ashtu me një bojkot të tillë duke filluar nga komandat i rajonit, Gjuriq i cili edhe u dekorua nga presidenti i një shtetit tjetër, Serbisë”, tha ai në tëvë1.

Duke e komentuar situatën e sigurisë në veri dhe dorëheqjen e zyrtarëve policorë, Ibishti tha se ata kanë bërë shkelje të rëndë dhe sipas tij është çështje e masave disiplinore dhe Inspektoratit Policor do të merrë rastin.

“ Ata policë kanë bërë një gabim të madh sepse ata i shërbejnë komunitet të vet dhe ky është gabimi i tyre më i madh që bien apo manipulohen nga një lidershipi i një shtet fqinj”, theksoi Ibishi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se deri më tani i ka pranuar 578 dorëheqje nga zyrtarët policor në Veri të Mitrovicës, prej të cilave 461 nga policia e rendit, 108 policia kufitare dhe 10 nga hetimet.

Ai tha se të gjitha këto veprime kanë qenë të organizuara me qëllim të kërcënimit të masës por edhe kërcënim të qytetarëve tjerë për të mos i kthyer targat nga ilegale në RKS.