Stoltenbergu flet me Kurtin e Vuçiqin për tensionet në veri

Stoltenbergu flet me Kurtin e Vuçiqin për tensionet në veri

Aktuale November 07, 2022 - 17:49

Tensionet në veri u rritën pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, lidhur me këtë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai thotë se u ka kërkuar të dyja palëve të përmbahen që të mos shkaktojnë përshkallëzim të situatës, raporton Zeri.info.

“Bisedova me Vuçiqin dhe Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. NATO dhe KFOR mbetet vigjilent”, shkroi ai në Tëitter. /Zëri