Lista Serbe dorëzon mandatin në Kuvendin e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Lista Serbe dorëzon mandatin në Kuvendin e Kosovës

Aktuale November 07, 2022 - 10:08

Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli.

Ky vendim vjen pas paralajmërimit që kishte bërë Lista Serbe javën që lamë pas, duke njoftuar largimin e komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës, si shenjë proteste pas vendimit për targat, ku pasoi edhe shkarkimi i drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

Kujtojmë se tash e disa ditë pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës janë duke dorëzuar detyrën e tyre. /Zëri