Ish-ambasadori holandez për ngjarjet në veri: Vuçiqi tregoi fytyrën e vërtetë

Ish-ambasadori holandez për ngjarjet në veri: Vuçiqi tregoi fytyrën e vërtetë

Aktuale November 07, 2022 - 08:41

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, dorëheqjet e përfaqësuesve serbë nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës i ka quajtur veprim të stimuluar nga Beogradi.

Ai, në një postim në faqen e tij të Facebook, ka thënë se ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur për më shumë se 10 vjet, në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka të arritur gjatë më shumë se 10 vjetëve të fundit, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Më këtë regjimi i Vuçiqit tregon fytyrën e vërtetë: se nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku shkojmë...”, shkroi ish-ambasadori Robert Bosch.