Moti për sot, vranët dhe me shi

Moti për sot, vranët dhe me shi

Aktuale November 07, 2022 - 08:00

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet me intensitet më të lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët e tjera do të kenë më pak reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.