Vela pas dorëheqjeve të kryetarëve në veri: Vetëm zgjedhjet sipas Kushtetutës prodhojnë përfaqësim legjitim

Vela pas dorëheqjeve të kryetarëve në veri: Vetëm zgjedhjet sipas Kushtetutës prodhojnë përfaqësim legjitim

Aktuale November 06, 2022 - 18:42

Kryetarët serbë të katër komunave veriore të Kosovës, kanë dhën sot dorëheqje.

Këto zhvillime i ka komentuar edhe Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, i cili ka thënë se strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kurrë nuk kanë qenë e nuk do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve.

"Vetëm zgjedhjet sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim.Kryetarët e 4 komunave që dhanë dorëheqjen i tradhtuan qytetarët në ato komuna", ka shkruar Vela në Twitter. /Zëri