Kurti: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

Kurti: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

Aktuale November 06, 2022 - 14:23

Pas situatë së krijuar në veri të vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë ka biseduar nëpërmjet telefonit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell.

Kurti e informoi Borrellin për fletë qortimet e dhëna për targat ilegale që nga një nëntori, raporton Zeri.info.

“Mbrëmje vonshme në Kosovë për mua, natë vonshme në Emiratet e Bashkuara Arabe për të, një telefonatë e mirë me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell. Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për vozitësit e makinave me targa pa leje, ka pasur 0 incidente apo ankesa“, shkroi ai në Twitter. /Zëri