PD-ja për situatën në veri: Kosova të koordinohet me SHBA-në dhe NATO-n
Foto: Laura Hasani

PD-ja për situatën në veri: Kosova të koordinohet me SHBA-në dhe NATO-n

Aktuale November 06, 2022 - 13:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës, teksa ka thënë se po ndjekin me vemendje aksionet “destabilizuese” të serbëve të Kosovës.

Sipas tij ky aktivitet është i koordinuar në përputhje të plotë me Beogradin, raporton Zeri.info.

“Ky aktivitet deshmon projektin e qarte serbo-rus te hapjes se nje vatre te re konflikti ne Ballkan me synim cenimin e integritetit territorial te Kosoves dhe coptimin e saj.

Si anetar i Komisionit te Politikes se Jashtem te Parlamentit te Shqiperise dhe ne emer te Partise Demokratike ne keto kushte ne sot jemi ne mbeshtetje te plote te Kosoves ,popullit dhe institucioneve te saj”, shkroi ai.

PD-ja u ka bërë thirrje insitucioneve të Kosovës që për çdo vendim të koordinohen me SHBA-në dhe NATO-n.

“Serbia sot po sillet si levë e interesave ruse ne Ballkan,ajo sot përbën rrezikun kryesor të destabilitetit të rajonit dhe pengesë e vertetë drejt rrugës se integrimit euroatlantik të rajonit tonë”, thuhet në njoftim. /Zëri