Në protestë po merr pjesë edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq [foto]
Foto: Laura Hasani

Në protestë po merr pjesë edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq [foto]

Aktuale November 06, 2022 - 12:43

Dhjetra serbë janë mbledhur në sheshin “Car Lazar” për t’iu përgjigjur thirrjes së Listës Serbe për protesta.

Kjo erdhi pasi kjo listë dje mori vendim që të largohet nga insitucionet e Kosovës, nismë së cilës iu bashkuan policët që shërbenin për Policinë e Kosovës, por edhe kryetarët e komunave veriore.

Në këtë protestë është duke marrë pjesë edhe kryetari i kësaj Liste, Goran Rakiq, raporton Zeri.info.

Image

Në këtë protestë Lista Serbe do të kërkojë që të formohet Asociacioni i komunave serbe si dhe shtyerjen e afatit për targat ilegale.

“Zëri” ju sjell pamje nga protesta në veri të vendit:

Image
Image
Image
Image