Dhjetëra autobusë nisen nga Leposaviqi për në Mitrovicën e Veriut [video]
Foto: Laura Hasani

Dhjetëra autobusë nisen nga Leposaviqi për në Mitrovicën e Veriut [video]

Aktuale November 06, 2022 - 12:24

Dhjetra serbë janë mbledhur në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga Lista Serbe.

Sot, kryetarët e katër komunave veriore kanë hequr dorë nga pozitat e tyre.

Ekipi i “Zëri” po qëndron në Mitrovicën veriore, ku në pamjet shihet se ka qindra flamujë serb dhe në sfod po dëgjohet edhe këngë nacionaliste serbe.

Image

Kurse, sipas një video të publikuar nga “RTV Dukagjini” shihen dhjetra autobusë nga Leposaviqi që nisen në drejtim të Mitrovicës së Veriut.