Policia e Kosovës deklarohet për protestën në veri
Foto: Laura Hasani

Policia e Kosovës deklarohet për protestën në veri

Aktuale November 06, 2022 - 11:45

Nga ora 12:00 në shëshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut do të fillojë protesta e thirrur nga Lista Serbe.

Për këtë protestë është deklaruar Policia e Kosovës e cila ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, raporton Zeri.info.

PK-ja thotë se po vazhdon me veprimet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në veriun e vendit.

“Referuar informacioneve mbi zhvillimet e fundit dhe paralajmërimeve për mbajtjen e një proteste/tubimi sot në ora12:00, Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestave paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se qëllim i veprimit të saj është që protesta të kalojë qetë dhe pa ndonjë incident.

“Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në reagim. /Zëri