LDK: Poltikat populliste po i sjellin Kosovës dëme afatgjate

LDK: Poltikat populliste po i sjellin Kosovës dëme afatgjate

Aktuale November 05, 2022 - 16:55

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke thënë se Qeveria duhet të jetë e kujdesshme që të mos bie në grackën e Serbisë.

Në komunikatë ndër të tjera thuhet se politikat populliste janë duke sjellur pasoja afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare, raporton Zeri.info.

Kjo parti u bën thirrje qytetarëve serb të veriut për qetësi, kurse nga institucionet e Kosovës kërkon koordinim të shtuar me SHBA-në dhe Evropën.

“Në kohën e zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bjen në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë. Politikat populliste, me synim turmat partiake para interesave madhore nacionale, i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare”, thuhet në reagim. /Zëri