Ilir Proda, drejtor i ri i Policisë së Shtetit
Aktuale
October 02, 2024 - 13:52
Me vendim të Këshillit të Ministrave të mërkurën, Ilir Proda është emëruar si drejtor i ri i Policisë së Shtetit në Shqipëri, raporton “TopChannel”.
Proda ka punuar në Policinë e Shqipërisë që nga viti 2005.
Ai do ta zëvendësojë në këtë pozitë Muhamet Rumbullakun, i cili dha dorëheqje më 6 shtator të këtij viti, pas dy vjetësh në detyrë.