Nga një nëntori janë dhënë 843 fletë qortime

Nga një nëntori janë dhënë 843 fletë qortime

Aktuale November 05, 2022 - 16:40

Që nga data një nëntor ka filluar të zbatohet vendimi i Qeverisë për fletë qortimet ndaj atyre që kanë veturat me targat ilegale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në reagimin e tij për situatën në veri ka thënë se nga kjo datë numri i qortimeve të dhëna është 843, raporton Zeri.info.

Ai ndër të tjera ka thënë se nuk ka pasur asnjë incident apo ankesë nga personat e gjobitur.

“Kështu do të vazhdojmë për tri javë, pra deri më 21 nëntor, atëherë kur fillojnë gjobat ashtu siç parashihet me ligj. Ndërkohë, qytetarët me tabela ilegale KM, PR etj. do të mund t’i konvertojnë ato në legale RKS me lehtësime të mëdha tatimore”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se sot serbët u larguan nga institucionet e Kosovës si shenjë proteste për vendimet e Qeverisë sa i përket targave ilegale. /Zëri