Miftaraj: Çdo vendim lidhur me veriun duhet të jetë në koordinim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n

Miftaraj: Çdo vendim lidhur me veriun duhet të jetë në koordinim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n

Aktuale November 05, 2022 - 16:10

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se zhvillimet e fundit në veri të vendit, ka thënë se çdo vendim duhet të jetë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Sipas tij, veprimet e njëanshme vetëm do ta eskalojnë situatën më shumë, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Çdo vendim lidhur me veriun duhet të jetë në koordinim, konsultim dhe bashkëpunim të plotë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n!

Veprimet e një anshme vetëm do ta eskalojnë situatën më shumë. Paqja dhe siguria duhet të jetë kompromisi. Ajo çka është ndërtuar duhet të mirëmbahet.

Veprimeve të Listës Serbe me porosi të Beogradit duhet përgjigjur me maturi dhe kujdes.