Situata në veri, Haradinaj: Kurti të ndalojë shkatërrimin e vendit

Situata në veri, Haradinaj: Kurti të ndalojë shkatërrimin e vendit

Aktuale November 05, 2022 - 16:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse.

Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.