Policia mohon dërgimin e njësisë speciale në veri

Policia mohon dërgimin e njësisë speciale në veri

Aktuale November 05, 2022 - 15:53

Sot Lista Serbe mori vendim që të largohet nga institucionet e Kosovës, por kësaj iniciative iu bashkangjitën edhe zyrtarët serb që shërbenin për Policinë e Kosovës.

Në këtë situatë disa media raportuan se njësitet special të Policisë së Kosovës janë nisur për në veri, raporton Zeri.info.

Por, këtë e ka mohuar Policia, e cila ka thënë se së pari bëhet vlerësimi profesional i situatës pastaj merren masat e nevojshme.

“Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media”, thuhet në komunikatë. /Zëri