Sokol Havolli zgjidhet kryeshef i “Prishtina Parking”-ut

Sokol Havolli zgjidhet kryeshef i “Prishtina Parking”-ut

Aktuale October 25, 2022 - 15:07

Ish-zv.guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, i cili kohë më parë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, nga tani do të ketë një detyrë të re.

Anëtari i LDK-së, i cili ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, është zgjedhur kryeshef i ndërmarrjes “Prishtina Parking”, transmeton Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ndërmarrja, e cila ka publikuar pikët e kandidatëve, ku Havolli kishte marrë 38.75 pikë për këtë pozitë. /Zëri

Image