Mustafa: Gjendja në shëndetësi është alarmante

Mustafa: Gjendja në shëndetësi është alarmante

Aktuale October 07, 2022 - 16:46

Ish-deputeti i Kosovës, njëherit edhe profesor i ekonomisë Muhamet Mustafa ka reaguar për gjendjen në shëndetësi pas dorëheqjes së ministrit Rifat Latifi.

Ai ka thënë se gjendja është alarmante ai ka thënë se në bazë të disa raoporteve del se shpenzimet qeveritare për shëndetsinë në Kosovë janë diku 3.2-3.4 % të produktit vendor bruto- GDP ( Shqipëria e Maqedonia 6-7%, Serbia, Bosna e Hercegovina dhe Mali i zi , rreth 9%),

Mustafa thotë se pagat e mjekëve specialist janë rreth 590 euro, që mbetet ndër pagat më të vogla, raporton Zeri.info.

Profesori Mustafa ka listuar edhe fajte të tjera që sipas tij nuk janë vështirësisë ato që qojnë në moszgjedhjen e problemeve në shëndetësi.

“QKU, me histori pune 50 vjet dhe atributin universitare, nuk ka paisjet dhe kushtet që të bëjë diçka shumë elementare – analizat komplete standarde të gjakut

Sa ka dhe si punojnë paisjet është poashtu lajm i përditshëm – shihni se ka paisje për rezonancë magnetike në institucionet publike dhe sa prej tyre janë aktive , dhe si rrejdhojë se sa duhet të presin pacientët për të marrë një sherbim që me standardet e sotme është elementar ;

Shkoni vetëm deri ne “Sistina” në hyrje të Shkupit nga Kosova dhe shihni strukturën e pacientëve ( aty thuaja nuk ka fare pacientë maqedon, të gjithë janë nga Kosova )”, shkroi ai.

Ai është shprehur optimist se të gjitha këto mund të tejkalohen me një përkushtim të madh të Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Shëndetesisë. /Zëri