Osmani takon kryeministrin e Sllovakisë Heger, flet rreth përmbylljes urgjente të liberalizimit të vizave

Osmani takon kryeministrin e Sllovakisë Heger, flet rreth përmbylljes urgjente të liberalizimit të vizave

Aktuale October 07, 2022 - 15:14

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.

Osmani e informoi kryeministrin Heger mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka përmendur rëndësinë e përmbylljes urgjente të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Heger kanë theksuar nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona, duke përmendur përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin. /Zëri

Image