Ish-ministri i Shëndetësisë: Dorëheqja e Latifit dështim i Kurtit si kryeministër, gjendja alarmante
Foto: Laura Hasani

Ish-ministri i Shëndetësisë: Dorëheqja e Latifit dështim i Kurtit si kryeministër, gjendja alarmante

Aktuale October 07, 2022 - 13:43

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka thënë se është shqetësuese situata në sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, është e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë. Madje ai thotë se dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e ministrit është dështim i Albin Kurtit si kryeministër.

“Kanë kaluar 18 muaj ku tri ministri, përfshirë edhe Kurtin, kanë udhëhequr Ministrinë. Shprehim shqetësimin për situatën në sektorin e shëndetësisë. Është e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë. Dorëheqja e Latifit vjen si dështim i Kurtit si kryeministër. Është shumë e padrejtë ndërhyrjet në sektorin e shëndetësisë në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

Mijëra operacione bëhen më pak. E padrejtë është kur shumë qytetarë kërkojnë shërim jashtë vendit dhe Qeveria ka mbetur si spektatore. Është e dhimbshme ku mijëra të rinj janë larguar nga shëndetësia.

E kemi thënë dhe ky sektor do të duhej të kishte përgjegjësi edhe morale se dështimet nuk mbulohen me komisione. Ne përmendem faktorët në ikjen e mjekëve, duhet tu krijohen kushtet e punës.

Është injorim dhe keqpërdorim i punës së tyre, sepse nuk trajtohen në mënyrë të barabartë. Kjo kërkon edhe implikime të tjera ligjore dhe na ka mashtruar Qeveria me sjelljen e ligjit dhe nuk e ka sjellë ligjin për sigurime shëndetësore”. /eo