Kurti thotë se janë në përfundim të draftit të Ligjit të pagave, e pranon se pati vonesa
Foto: Laura Hasani

Kurti thotë se janë në përfundim të draftit të Ligjit të pagave, e pranon se pati vonesa

Aktuale October 07, 2022 - 12:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në përfundim të draftit të Ligjit të pagave, ndonëse e pranoi se i njëjti është me shumë vonesa.

Ligji i pagave tha se do t’i trajtojë me dinjitet profesionistët shëndetësorë.

“Ligji për paga ka përfunduar diskutimin publik dhe tashmë është në fund. Jam i bindur se profesionistët shëndetësorë e kanë atë që e meritojnë, pra dinjitetin. Përveç pagat, profesionistët shëndetësorë që punojnë në sektorin publik do të kenë edhe shtesa.

Nxitimet janë ato që janë reflektuar në vonesa, ndërkaq profesionistëve nga diaspora ne ju bëjmë thirrje që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësor, në mënyrë që ta rrisim cilësinë dhe gjithashtu kontributin e tyre. Jam i bindur që ndryshimi i ligjit të pagave, e sistemi i specializimeve janë një pako e jona e ndryshimeve”, tha Kurti. /eo