Kurti takohet me kryeministrin e Japonisë

Kurti takohet me kryeministrin e Japonisë

Aktuale September 28, 2022 - 16:49

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka, është pritur nga kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida.

Kurti ka njoftuar se Kishidas i ka shprehur ngushëllime në emër të popullit të Kosovës për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e ka falenderuar për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës.

“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike”, ka shkruar Kurti.

Kishida i ka thënë Kurtit që të tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse Kurti e ka ftuar ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt. /Zëri