Tahiri: Tallja me grevistët, matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë

Tahiri: Tallja me grevistët, matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë

Aktuale September 28, 2022 - 15:48

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se një grevë legjitime kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se tallja me grevistët është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë, raporton Zeri.info.

“Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe Sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë”, shkroi Tahiri. /Zëri