Pozhari i reagon Mehajt: Për një muaj ke shpenzuar më shumë para sesa që merr një pensionist për një vit

Pozhari i reagon Mehajt: Për një muaj ke shpenzuar më shumë para sesa që merr një pensionist për një vit

Aktuale September 24, 2022 - 17:02

Analisti politik, Xhevdet Pozhari i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj pas publikimit të shpenzimeve të ministrisë së tij.

Ai më tej ka thënë se Mehaj me kabinetin e tij për një muaj kanë shpenzuar 1 mijë e 500 euro vetëm për dreka, teksa shtoi se kjo shumë është më e madhe se pensioni për një të moshtuar për një vit.

“Ministri Armend Mehaj e paska nda këtë tabelë të shpenzimeve me i demantu mediat dhe gazetarët që kanë shkruar!

Ku është demanti këtu kur saktësisht është e njëjta shifër që është raportuar për shpenzimet për dreka, 18 mijë euro në vit, ose mesatarisht 1.500 euro në muaj”, shkroi ai.

Tutje ai ka thënë për këto shpenzime janë ndëshkuar me vota paraardhësit e tyre.

“Pra, për një muaj veç për dreka (pa ju llogarit shpenzimet e udhëtimeve, akomodimet në hotele, shpenzimet e telefonave, naftën… etj) keni shpenzuar ma shumë sesa që merr një pensionist pension për 1 vit. Qenket krahasuar me të tjerët. Shumë mirë! Por, a nuk ju shkon ndërmend se për këto arsye dhe të tjera janë ndëshkuar me votë ata që ishin? Shto këtu faktin që këto shpenzime i keni bë në kohën e inflacionit”, shkroi Pozhari. /Zëri