Berisha tregon se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kthehej pas në kohë

Berisha tregon se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kthehej pas në kohë

Aktuale September 24, 2022 - 13:31

Nga vitet e 90’ e deri sot pa diskutim shumë gjëra do kisha bërë ndryshe.

Ishte kjo deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim online me qytetarët.

“Një nga ato që do kisha bërë ndryshe është ligji për tokën. Ndoshta në votimin e parë mund të ishte ai variant, por më vonë ndërhyrje të tjera do të bënin drejtësinë për pronën. Përveç kësaj pa diskutim që në tërësinë e reformave, disa prej tyre mund të ishin ridimensionuar dhe më shumë”, u shpreh Berisha.

Ai tha se gjithnjë ka qeverisur i bindur në thënien e Ronald Regan se “qeveria është problemi” dhe kjo ide për çdo qeveritar është një kujtesë e çmuar, siç u shpreh Berisha, për gabimet që ai mund të bëjë. /euronews