Sveçla për Asociacionin: Do të veprohet sipas Gjykatës Kushtetuese

Sveçla për Asociacionin: Do të veprohet sipas Gjykatës Kushtetuese

Aktuale August 31, 2022 - 23:00

Sveçla komentoi kërkesën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se për këtë çështje kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj nuk do t shkelim atë vendim.

“Se a do të bëhet ashtu sipas Kushtetutës, mbete të shihet. Fundja këto janë negociata, por dua të them se komuniteti serb në Kosovë ka të drejtat më të mëdha në Evropë.

Isha dhe vazhdoj të jem kundër pakos së Ahtisarit, por duke qenë pjesë e Kushtetutës sonë, them se nuk ka nevojë të bëhet diçka shtesë që do ta rrezikonte funksionimin e shteti të Kosovës.

Qëllimi dhe vendosmëria jonë është që Kosova të bëhet shtet i fuqishëm, demokratik e funksional./RTK