Rrugët ilegale për grupet kriminale janë bllokuar, thotë Sveçla

Rrugët ilegale për grupet kriminale janë bllokuar, thotë Sveçla

Aktuale August 31, 2022 - 21:10

Ministri Sveçla foli edhe për bllokimin e rrugëve ilegale në veri të vendit.

Ne po punojmë shumë që këto rrugë të ndërpriten dhe rastet të parandalohen dhe Policia e Kosovës  është e gatshme të kryej punën e saj në gjithë Republikën e Kosovës.

“Njëmbëdhjetë rrugë ilegale janë bllokuar nga shfrytëzimi i grupeve kriminale,  nuk ka më depërtim me maune”, deklaroi ministri Sveçla.

Më tej ai  njoftoi se në veri janë njësitet elitare të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq për policët e komuniteti serb të cilët ishin në mbledhje të partive politike atje, ministri Sveçla deklaroi se kjo është punë e Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, ku shfaqi besimin se do të shqiptojnë masën e suspendimit të tyre nga detyrat e tyre. /RTK