Çitaku kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj

Çitaku kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj

Aktuale August 17, 2022 - 15:10

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kallëzimi penal i Agjencisë kundër Korrupsionit ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është i mirëpritur.

Megjithatë, sipas saj, shkarkimi tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë.

"Kallëzimi penal i Agjencisë Antikorrupsion ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur. Megjithatë, ky kallëzim trajton vetëm deklarimin e rrejshëm të pasurisë”, ka thënë Çitaku.

Tutje, ajo tha se opinioni ende nuk ka përgjigje në disa pyetje fundamentale, si ajo se "ku janë dhënë 600.000 euro", "si është pajisur Berishaj me shtetësi brenda ditës" dhe "si i ka kaluar Berishaj filtrat e verifikimit nga AKI-ja".

"Shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë", ka përfunduar Çitaku.

Mediat sot raportuan se AKK-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt. /Zëri