Vuçiqi lut ambasadoren e Kinës për takim para takimit me Kurtin në Bruksel
Foto: Tanjug

Vuçiqi lut ambasadoren e Kinës për takim para takimit me Kurtin në Bruksel

Aktuale August 17, 2022 - 12:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka lutur ambasadoren kineze Chen Bo për një takim me të, para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Sipas mediave serbe, Vuçiqi e ka njoftuar Bonë me situatën në Kosovë para takimit të 18 gushtit në Bruksel.

Vuçiqi tha se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë “për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës”, ndërsa kërkoi që Kosova të përmbushë atë që është rënë dakord gjatë procesit të dialogut.

“Për nëntë vjet nuk u ka shkuar në mendje të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë në Prishtinë që të përmbushë seriozisht dhe me përgjegjësi obligimet e tyre, siç ka bërë Serbia”, tha Vuçiqi gjatë këtij takimi, duke theksuar se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, raporton Zeri.info.

Ai shtoi se “Kina do të mbështetë gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”.

Ambasadorja Chen theksoi se “Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë” dhe se “avokon gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të dialogut, nën kujdesin e Rezolutës 1244”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës serbe.