Rikthehet shërbimi i Brahiterapisë në Onkologji

Rikthehet shërbimi i Brahiterapisë në Onkologji

Aktuale August 16, 2022 - 12:54

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se është kthyer shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë, derisa trajtimi i pacientëve me këtë procedurë ka rifilluar sot.

Brahiterapia është metodë e rrezatimit në kontakt direkt me tumorin dhe në Kosovë përdoret për rrezatimin e organeve gjenitale të femrës: mitrës dhe qafës së mitrës.

Por, mund të përdoret edhe për rrezatimin e tumoreve të lokalizimeve të ndryshme.

Javën e kaluar, pas masave të marra për dezinfekstimin, e hapësirave, SHSKUK-ja tha se është funksionalizuar Shërbimi i Radioterapisë, procredurë me të cilën trajtohen më shumë se 90 pacientë, aktualisht. /Zëri