Presidenti Begaj takohet me Haradinajn
Foto: Laura Hasani

Presidenti Begaj takohet me Haradinajn

Aktuale August 16, 2022 - 10:18

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të takohet me liderët e partive opozitare në vend.

Ai në mëngjesin e sotëm është takuar me drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas këtij takimi, Begaj është takuar edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Zeri.info.

Kurse nuk raportohet se do të takohet me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në një përgjigje për media, dje LDK-ja ka thënë se nuk e kuptojnë arsyen e refuzimit të takimit nga Begaj.

Ata madje kanë thënë se janë të habitur nga qasja e Begaj ndaj LDK-së. /Zëri

Më poshtë mund të shihni fotografitë nga takimi i Begajt me Haradinajn:

Image