Konjufca takohet me presidentin Begaj

Konjufca takohet me presidentin Begaj

Aktuale August 15, 2022 - 12:41

Me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vizituar vendin tonë.

Ai fillimisht u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja dhe pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Mirëpo, Begaj është pritur në takim edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ai gjatë kësaj vizite dy ditore do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti si dhe me disa nga liderët e partive opozitare. /Zëri