Tahiri: Qeveria po na teston se sa mund të durojmë pa rrymë

Tahiri: Qeveria po na teston se sa mund të durojmë pa rrymë

Aktuale August 15, 2022 - 11:26

Sot në Kosovë nisën reduktimet 6 me 2 të energjisë, duke thelluar krizën energjetike edhe më shumë.

Kjo gjë nxiti reagime të shumta, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo është një fushatë “psikologjike” e Qeverisë Kurti.

Ai e quajti këtë si një thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë, shkruan Zeri.info.

Tahiri më tej tha se këto reduktime janë një test i durimit për qytetarët, se sa mund të qëndrojnë pa energji elektrike.

“Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit.

Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, shkroi ai. /Zëri