Presidenti Begaj sot viziton Kosovën, kjo është agjenda

Presidenti Begaj sot viziton Kosovën, kjo është agjenda

Aktuale August 15, 2022 - 08:16

Sot presdenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj do ta vizitojë Kosovën, kjo është edhe vizita e tij e parë.

Ai fillimisht do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku pas takimit do të dalin në një konferencë të përbashkët, raporton Zeri.info.

Pas këtij takimi, Begajn nga ora 12:15 e pret në takim kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Në orën 13:00 do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu, ai do të bëjë homazhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në ora 15:45.

Kurse në ora 16:35 homazhe do të bëjë edhe te varrezat e familjes Jashari. /Zëri