Rama: Flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Evropës
Aktuale
July 20, 2022 - 08:30
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon qëndrimin në Bruksel, teksa dje nisën negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama u ka uruar shqiptarëve mëngjes të mirë, duke thënë se është krenari që flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit valon në oborrin e Evropës.
“Mirëmëngjesi, me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Evropës”, shkroi Rama në Facebook.