Çmimet e derivateve për 24 orë, benzina do të shitet më shtrenjtë

Çmimet e derivateve për 24 orë, benzina do të shitet më shtrenjtë

Aktuale June 30, 2022 - 08:37

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Ato nuk kanë ndryshuar nga dita e djeshme, derisa dizeli do të shitet 1.86 euro për listër, benzina 1.75 dhe gazi 0.78.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në Nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.86 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.75 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 30/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.