ZRRE-ja ia jep licensën “Elektroserver”-it për katër komunat veriore

ZRRE-ja ia jep licensën “Elektroserver”-it për katër komunat veriore

Aktuale June 24, 2022 - 13:53

Është aprovuar për “Elektroserver”-in licensa për furnizim me energji elektrike të katër komunave veriore.

Kjo licensë u aprovua në mbledhjen e sotme të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), me pesë vota për dhe asnjë kundër.

Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, tha se ky proces ka qenë i stërzgjatur, raporton Zeri.info.

“Territori që mbulon kjo licensë është e konsumatorëve të Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës Veriore, ky proces ka qenë i stërzgjatur. Duhet të ritheksohet se kjo licensë ka të bëjë me furnizimin në 4 komunat me çmime të parregulluara, që do të thotë se konsumatorët e këtyre komunave do të furnizohen me çmime, të cilat ofrohen nga ky furnizues, por duhet të ritheksohet se tarifat do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai ndër të tjera. /Zëri