Kur pritet të hapet pishina e Gërmisë dhe a do të ketë rritje të çmimeve?
Foto: Laura Hasani

Kur pritet të hapet pishina e Gërmisë dhe a do të ketë rritje të çmimeve?

Aktuale May 26, 2022 - 09:15
Image

Kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri veror në pishinën e Gërmisë, e cila pritet të hapet si cëdo vit, në javën e dytë të qershorit.

Liridon Llapashtica, kryshef ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, e cila menaxhon pishinën e Gërmisë, ka treguar për “Zeri.info” përgatitjet që po bëhen që pishina të hapet në kohën e paraparë.

“Ka dy javë që ka filluar përgatitja e pishinës së Gërmisë për sezonin veror 2022. Ndërmarrja ‘Sport Marketing’ dhe stafi i saj është në hap me kohën për ta bërë gati pishinën që të jetë e gatshme të presë qytetarët dhe vizitorët e shumtë gjatë verës”, ka thënë Llapashtica.

Ai tregoi se kanë në plan që pishinën të hapin në Ditën e Cëlirimit të Prishtinës, që shënohet më 12 qershor, por kjo varet edhe nga moti që do të jetë ato ditë.

“Tradicionalisht pishina është hapur në Ditën e Cëlirimit, më 12 qershor, shpresojmë që moti të jetë në favorin tonë dhe po atë ditë ta hapim pishinën, por nëse nuk do të jetë, zakonisht hapja ka ndodhur më 15 ose 17 të muajit qershor”, ka thënë Llapashtica për “Zërin”.

Meqenëse mbushja e pishinës kërkon sasi të madhe uji, Llapashtica tregon se tash e tri sezone është shfrytëzuar mbushja natyrale nga rrjedha natyrale e ujit prej maleve përreth.

“Duhet të theksojmë se pjesa e koritës që mban ujin e pishinës ka filluar të mbushet tash e tri javë nga rrjedha natyrale e ujit që vjen prej maleve, këtë mënyrë të mbushjes natyrale e shfrytëzojmë tash e dy sezone, kjo është sezona e tretë që po e shfrytëzojmë këtë rrjedhë natyrale të ujit. Po ashtu edhe përmes prokurimit të Komunës jemi përgatitur edhe në pjesën e kimikateve dhe po ashtu edhe autoambulancën, stafin mjekësor dhe mirëmbajtësit”, tha ai.

Image

Ka një kohë që cëmimet kanë shënuar rritje në cëdo sektor, por kryeshefi ekzekutiv i “Sport Marketing” thotë se deri më tani nuk ka ndonjë vendim për t’i rritur cëmimet e hyrjes në këtë pishinë, e cila është pothuajse atraksioni i vetëm ku qytetarët e Prishtinës kalojnë ditët e nxehta të verës.

Llapashtica tha për “Zërin” se nuk përjashtohet që çmimet mund të rriten, por kjo varet nga aksionarët dhe Bordi i Ndërmarrjes.

“Deri në këtë moment cëmimet janë të njëjta, 1 euro për fëmijë (deri në moshën 15 vjecë) dhe prej moshës 15 vjecë është 2 euro. Deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë karshi shtrenjtimeve që kanë ndodhur, por tash në konsulta me aksionarët e rinj të Komunës dhe Bordin dhe me siguri me kohë do të njoftohen edhe qytetarët nëse vecë do të ketë ngritje cëmimesh”, tha Llapashtica. /Zëri