Dorëhiqet aktivisti i LVV-së në Prizren: Haram ju qoftë aktiviteti im

Dorëhiqet aktivisti i LVV-së në Prizren: Haram ju qoftë aktiviteti im

Aktuale May 21, 2022 - 21:16

Aktivisti shumëvjeçar i LVV-së në Prizren, Blerim Saramati ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Ai ka thënë se kjo ka ardhur pas disa pakënaqësive, të cilat i ka adresuar në strukturat lokale e qëndrore të LVV-së, por që janë injoruar.

“Egoizmi i strukturave të larta në fillim krijoi shqetësimin e aktivistit, e me kalimin e kohës ky shqetësim u shndërrua në brengë dhe revoltë. Kur këto brenga dhe revolta u përcollën në Kryesinë Lokale dhe atë Qendrore jo vetëm që nuk u përfillën por bartësit e tyre filluan të anatemohen e të sulmohen me mjete dhe metoda nga më të ulëtat”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai duket se është i frustruar me subjektin, pasi ka thënë se “haram u qoftë djersa, mundi, sakrifica e aktiviteti im”.

Saramati ka shtuar se me ardhjen në pushtet ka menduar se erdhi dita e ndryshimit katër vite të qeverisjes lokale nga Mytaher Haskuka me shokë i shkelën të gjitha parimet në të cilat u thirrëm si organizatë. /Zëri