Haradinaj kujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël

Haradinaj kujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël

Aktuale May 16, 2022 - 13:40

Në 23-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për veprimtarinë e tij.

Haradinaj ka thënë se madhështia e Hotit na bën të vegjël.

Ish-kryeministri ka njoftuar se në nderim të veprës së tij jetësore ia ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”.

“Gjithashtu, sot nderuam gruan me të cilën jeta ishte shumë e padrejtë. Fahrije Hoti u rezistoi sfidave të luftës dhe paqes, e tregimi i saj dhe grave krushjane, tregim i rezistencës, solidaritetit e ndërtimit të jetës, i paraqitur artistikisht në filmin ‘Zgjoi’, u propozua për çmimin ‘Oscar’”, shkroi ai në Facebook, teksa bashkëngjiti disa fotografi nga vizita në shtëpinë-muze të Ukshin Hotit. /Zëri