Kusari: Seanca e radhës mbahet më 19 maj

Kusari: Seanca e radhës mbahet më 19 maj

Aktuale May 16, 2022 - 12:21

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 19 maj.

Ajo ndër të tjera ka thënë se një fakt i pakontestueshëm është se Kosova ka hyrë në një stad stabil të zgjedhjeve, duke theksuar se për shtetasit jashtë vendit do të ketë lehtësira gjatë votimit.

“U vendos që seanca e re të mbahet me 19 maj, në ora 10:00. Pas përmbylljes së pikave të seancës së re, do vazhdohet me debatin parlamentar për siguri. Sot në mbledhje kemi diskutuar për konstituimin dhe fillimin e ekipit për reforma zgjedhore. Janë kërkesa të akumuluar tash ndër vite. Disa herë janë bërë përpjekje për të hyrë në reforma zgjedhore”.

“Një fakt i pakontestueshëm është se Kosova ka hy në një stad stabil të zgjedhjeve. Është mundësia për lehtësimin në votim të shtetaseve tanë që janë jashtë vendit”. /Eo