Hoxhaj kritikon Presidencën dhe Qeverinë: Politika e tyre e jashtme, politikë e rënies së lirë

Hoxhaj kritikon Presidencën dhe Qeverinë: Politika e tyre e jashtme, politikë e rënies së lirë

Aktuale May 16, 2022 - 11:41

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka kritikuar Qeverinë dhe Presidencën, pasi nuk kanë reaguar ndaj mbështetjes që shtetet e G7-ës ia dhanë Kosovës.

Ai ka thënë se heshtja e tyre tregon se kanë problem me orientim në kohë dhe hapësirë, ai madje ka thënë se politika e jashtme e kësaj legjislature është politikë e rënies së lirë.

“Deklarata e tyre (G7) e së shtunës tregon se është shans për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB. Heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë”, shkroi Hoxhaj në Facebook, teksa bashkëngjiti edhe deklaratën e G7-ës. /Zëri