Qeveria e Kosovës sanksionon dy grupet terroriste, ISIL dhe “Al-Qaeda”

Qeveria e Kosovës sanksionon dy grupet terroriste, ISIL dhe “Al-Qaeda”

Aktuale May 16, 2022 - 11:40

Qeveria e Kosovës u ka vendosur sanksione dy grupeve të shpallura terroriste nga Bashkimi Evropian, ISIL dhe “AL-Qaeda”. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sanksionet ndaj dy grupeve të shpallura terroriste, të cilat veprojnë në Afganistan dhe rajon, përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve të dy organizatave dhe individëve të tyre në Kosovë.

“Këshilli i BE-së më datë 21 shkurt vendosi t’i shtojë sanksionet e BE-së për dy grupe të ndërlidhura me ISIL-in dhe ‘Al-Qaeda’-n, që veprojnë në Afganistan. Individët dhe personat e sanksionuar janë të përfshirë në planifikime terroriste në Afganistan dhe rajon”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti.