Tërhiqen nga tregu i Kosovës të gjitha produktet “Kinder”

Tërhiqen nga tregu i Kosovës të gjitha produktet “Kinder”

Aktuale April 06, 2022 - 16:45

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu produktet e brendit “Kinder”.

AUV-i ka njoftuar se sot pas marrjes se lajmërimit nga RASFF, sistemi për dyshim në konatminim të mundshëm me bakterien salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero, ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuimi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Kosovën, transmeton Zeri.info.

“Në të njëjtën kohë të gjithë konsumatorët qe kanë blerë ketë lloje të produkteve t’i kthejnë në pikat blerëse dhe mos ti konsumojnë ato. Për të hequr dyshimet për të gjitha lotet e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve KINDER. Pasi qe të verifikohen të gjitha sasitë e mbledhura sipas lotëve të prodhimit dhe datave të skadncës , do të vendosët për hapat e mëtutjeshëm”, ka njoftuar AUV-i.

AUV ka theksuar se gjatë gjithë kohës konsumatorët do t'i mbajë të informuar për secilin ndryshim të mundshëm. /Zëri