Eksperti i sigurisë jep detaje për dronin që ra në Mitrovicë

Eksperti i sigurisë jep detaje për dronin që ra në Mitrovicë

Aktuale March 23, 2022 - 18:27

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka folur për dronin që ka rënë sot në lagjen Bair të Mitrovicës.

Kajtazi ka thënë se ky dron nuk është i ngjashëm me atë që ditë më parë ra në Kroaci duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

“Droni nuk është i ngjashëm me atë të rënë në Kroaci, ky është dron taktik, fluturon deri në 40 km ( në hapësirë pamore) nga pika ku është operatori, në  lartësi deri me 4500 m. Ka motor elektrik me helike. Në  rajon e posedon vetëm Kroacia. Është tip Skylar 1 LM, prodhim USA”, ka sqaruar Kajtazi.

Më herët KFOR-i ka konfirmuar se droni që ra në Mitrovicë ishte i tyre. /Zëri