Çitaku: Do të doja që Dardan Sejdiu t’i bashkohej PDK-së

Çitaku: Do të doja që Dardan Sejdiu t’i bashkohej PDK-së

Aktuale January 25, 2022 - 22:45

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se do të dëshironte që Dardan Sejdiu t’i bashkohej subjektit të saj.

Çitaku ka folur për emërimet e mundshme nga ana e PDK-së në komunën e Prishtinës, ku është përmendur edhe emri i Dardan Sejdiut për nënkryetar të Komunës, post të cilin e kreu gjatë mandatit të parë të LVV-së në Prishtinë.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington ka thënë se për emërime duhet të pyetet kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, mirëpo shtoi se e çmon Sejdiun.

“E çmoj Dardan Sejdiun, do të doja t’i bashkohej PDK-së”, ka thënë ajo në T7.

Sejdiu në të kaluarën ka qenë pjesë e VV-së, e më pas edhe e PSD-së, dhe ka pasur kritika të ashpra për PDK-në, mirëpo Çitaku shtoi se këto nuk do të ishin problem për përafrim.

“Shumë persona që kanë folur kundër PDK-së, tani janë pjesë e jona dhe janë bashkuar gjatë viteve. Jemi në demokraci. Në qeveri ka shumë persona që në të kaluarën kanë qenë pjesë e jona dhe kanë folur kundër VV-së”, shtoi ajo.