Kurti u kërkon deputetëve t’i tregojnë ku t’i marrë paratë për importin e energjisë

Kurti u kërkon deputetëve t’i tregojnë ku t’i marrë paratë për importin e energjisë

Aktuale January 20, 2022 - 10:53

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka folur në Kuvendin e Kosovës pas fjalëve të shefave të grupeve parlamentare, ka treguar se sa janë gjeneruar dje energji elektrike me kapacitetet e vendit, që në total dilte 727 megavate.

“Ndërkaq konsumi nacional ka qenë piku 1317 megavate në orën 23:00, teksa mesatarja në ngarkesën bazë 834 megavate. Importi dje ka qenë mbi 10 gigavatë/orë”, ka thënë Kurti, duke treguar se importi ka kushtuar 2.5 milionë euro, raporton “Zëri”.

Ai ka kërkuar nga deputetët të tregojnë se si të mbulohet kjo shifër e blerjes së energjisë elektrike, që nuk është e gjeneruar nga KEK-u.

“Kjo është pyetja, më tregoni ku t’i marrim paratë. Tjera, s’po përdori ndonjë fjalë tjetër”. /Zëri