Kurti shpreh mirënjohje për opozitën
Foto: Laura Hasani

Kurti shpreh mirënjohje për opozitën

Aktuale January 15, 2022 - 14:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për opozitën pjesëmarrëse në sallën e Kuvendit.

Po ashtu, ai falënderi partitë opozitare edhe për qëndrimin e tyre të fundit në lidhje me çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Të gjitha partitë opozitare parlamentare kanë kundërshtuar referendumin serb në Kosovë.

Aktualisht, Kurti është duke e lexuar rezolutën e cila pritet të hidhet në votim pas pak.