Hoti ngushëllon familjarët për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së

Hoti ngushëllon familjarët për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së

Aktuale December 09, 2021 - 19:26

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe degës së LDK-së në Gjermani për vdekjen e zyrtarit të LDK-së, Isuf Qetaj.

“Prehu në amshim miku im, Isuf Qetaj, luftëtar i lirisë. Ngushëllime familjes Qetaj, miqve të Isufit dhe Degës së LDK-së në Gjermani“, ka shkruar ai. /Zëri